Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi mediat sociale dhe internetin për inkurajimin e ‘mendjeve të trazuara’ për të kryer masakra dhe bëri thirrje për ekzekutime të shpejta për autorët e tyre. Ai gjithashtu dënoi ‘supremacinë e bardhë’.
‘Me një zë, kombi ynë duhet të dënojë racizmin, fanatizmin dhe supremacinë e bardhë,’ tha presidenti pas tragjedive në Texas e Ohio, ku humbën jetën 29 persona.
‘Këto ideologji të kota duhet të mposhten. Urrejtja nuk ka vend në Amerikë.’,shtoi ai.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të hënën në mëngjes, Presidenti Trump tha se administrata e tij do të punojë me platformat e mediave sociale për të ndihmuar në identifikimin e të dhënave që mund të sugjerojnë se një individ është i rrezikshëm ose I prirur për akte dhune.