Vendosni fjalën kyçe....

Trump dënon sulmet vdekjeprurëse në Texas dhe Ohio: Duhet t’i japim fund


Pas të shtënave me armë në fundjavë, presidenti Donald Trump ka reaguar duke thënë se “urrejtja nuk ka vend” në SHBA.

 29 njerëz mbetën të vrarë pas dy të shtënave masive në fundjavë. Fillimisht u sulmua një dyqan i Walmart në El Paso, Teksas, ku humbën jetën 20 persona, ndërsa nëntë të tjerë u vranë pas disa të dhtënave të tjera në Dejton, Ohio.

Trump tha se “mbase duhet të bëhet më shumë” për të ndaluar sulme të tilla, citon “BBC“.

Por kritikët e presidentit thanë se ai ishte pjesë e problemit, duke cituar retorikën e tij antigjenore dhe kundërshtimin e kontrollit të armëve.

Një 21-vjeçar i bardhë, i arrestuar të shtunën në Teksas, besohet se ka publikuar një dokument në internet ku e cilëson sulmin si një përgjigje ndaj “pushtimit hispanik” të shtetit.

Ndërkohë motivet e personit të armatosur në Ohajo, i cili vrau motrën e tij dhe tetë të tjerët të dielën përpara se të pushkatohej nga policia, nuk janë ende të qarta.

Duke folur para gazetarëve, Trump tha se të shtënat masive duheshin ndalur.

“Kjo ka vazhduar me vite, për vite e vite në vendin tonë dhe ne duhet t’i japim fund”, tha ai.

Trump i lidhi dy sulmet me “problemet mendore“, duke thënë se personat e armatosur ishin “shumë, shumë të sëmurë mendor”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *