Ligjvënësit amerikanë duhet të miratojnë ligje më të ashpra për kontrollin e armëve dhe ndoshta “bashkohen” në reformën e imigracionit, njoftoi Presidenti Donald Trump në Twitter.
“Republikanët dhe Demokratët duhet të bëhen bashkë dhe të ndërmarrin kontrolle të forta, ndoshta duke e bashkuar këtë legjislacion me një reformë të domosdoshme të imigracionit,” tha Trump.
Ai shtoi se”Ne duhet të bëjmë diçka të mirë, nëse jo madhështore, për të dalë nga këto dy ngjarje tragjike!”
Dy sulme me armë kanë ndodhur në El Paso, Texas dhe Dayton, Ohio. Në të dy rastet autorët përdorën një pushkë të stilit ushtarak për të vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz. Të shtënat në El Paso po hetohen si një rast i terrorizmit të brendshëm, dukshëm i nxitur nga urrejtja ndaj njerëzve hispanikë.