Vendosni fjalën kyçe....

117 patenta të bllokuara e qindra gjoba, aksioni i Policisë Rrugore në Tiranë


Policia Rrugore e Tiranës ka pezulluar 117 leje drejtimi javën e shkuar.

Në kontrollet e ushtruara në rrugët e kryeqytetit rrugorët kanë arrestuar 17 persona, për drejtim mjeti në gjendje të dehur e për mungesë lejeje drejtimi.

425 drejtues mjetesh janë gjobitur për përdorim celulari e dhjetëra të tjerë për mosdhënie përparësie ndaj kalimtarëve.

Njoftimi i policisë

Rrugoret e kryeqytetit përgjatë javës që lame pas, kanë vijuar me ndjekjen e detyrimeve të caktuara në planin e veprimit për mjetet me xhamat e portave të para të errësuar, sistemet shtesë pamore dhe zanore si dhe patrullimet me përzgjedhje për parandalimin, konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve, që janë burim i shtuar për aksidente rrugore si, drejtimi i mjeteve nën efektin e alkoolit, shpejtësinë mbi normat e lejuara, etj.

Ne funksion te planit të veprimit, përgjatë javës janë konstatuar dhe:

  • arrestuar në kushtet e flagrancës 17 shtetas, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi si dhe 2 drejtues mjeti për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
  • pezulluar 117 leje drejtimi, nga të cilat 33 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 39 për shpejtësi mbi normat e lejuara si dhe 45 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
  • proceduar administrativisht 17 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi.
  • proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh për xhamat e portave të para të errësuar.
  • proceduar administrativisht 2 drejtues mjetesh për posedim të sistemeve shtesë pamore dhe zanore.
  • proceduar administrativisht 425 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
  • proceduar administrativisht 121 drejtues motomjetesh për mosperdorim të kaskës mbrojtëse.
  • proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
  • janë vendosur 3200 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *