Connor Betts, i riu i cili dyshohet se është autori i masakrës në Ohio, SHBA, e cilësonte veten kundërshtar të presidentit amerikan Donald Trump.
Ai kishte bërë postime në “Twitter” ku shprehte mbështetje të së majtës dhe qante për fitoren e Trump në fitin 2016.
Llogaria @iamthespookster nuk mbante emrin e 24-vjeçarit, Connor Betts, por kishte selfie të tij, shkruan FoxNews.
Përmes postimeve, ai shprehej dhe si mbështetës i kandidates demokrate Elizabeth Ëarren të Massachusetts, si edhe i senatorit Bernie Sanders.
Llogaria e Betts, është krejt në kontrast më atë të Patrick Crusius, ky i fundit i akuzuar për masakrën me armë zjarri në El Paso, Teksas. Ky i fundit mbështeste prirjet anti-emigruese.
Nga sulmi në Ohio mbetën të vdekur 9 persona dhe u plagosën 26 të tjerë. Mes viktimave, ishte edhe motra e Betts. Për masakrën ishte në dijeni edhe shoku i tij.
Autori i krimit ishte i veshur me jelek antiplumb dhe nuk dihen shkaqet pse qëlloi mbi personat jashtë barit. Ai u vra më pas nga policia.