Vendosni fjalën kyçe....

Ekstradimi i Morinës në labirinte gjyqësore


Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, i ka dorëzuar Gjykatës Themelore “Shkupi1” kërkesën e Serbisë, për ekstradimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina.

Alsat” shkruan se Penalja do ta dorëzojë kërkesën për ekstradim edhe në Prokurori për të marrë mendim nga organi ndjekës, e më pas, qëndrimin e tyre do ia kumtojnë Ministrisë së Drejtësisë, e cila do të jep vendimin përfundimtar, nëse Morina do të ekstradohet ose jo.

“Gjykatësi i procedurës paraprake, në pajtim me dispozitat ligjore, kërkesën do ta dërgojë në Prokurorinë kompetente për të marr mendim, ndërsa me marrjen e këtij mendimi, gjykata do të dalë me qëndrim, të cilin do e dorëzojë në Ministrinë e Drejtësisë e cila është kompetente për procedurën e mëtejshme të ekstradimit”-thonë nga Gjykata Penale.

Gjykata penale gjithashtu njoftoi se i ka lejuar një delegacioni të ambasadës së Kosovës që të vizitojë Morinën, i cili ndodhet në burgun e Shkupit.

Sipas Naser Raufit, avokatit të Tomor Morinës, Ministria e Drejtësisë bazuar në ligjin për bashkëpunim ndërkombëtarë për materie penale, nuk duhet të lejojë ekstradimin e Morinës në një shtet ku nuk pritet gjykim i drejtë, duke pasur parasysh qasjen e Beogradit ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.

Neni 66, pika 3 e Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtarë për materie penale

“Ministri nuk do të lejojë ekstradimin e personit për të cilin është kërkuar ekstradim, nëse ekzistojnë arsye serioze të dyshimit se ai mund t’i nënshtrohet torturës dhe apo ndonjë lloji tjetër trajtimi mizor, çnjerëzor ose degradues, ose shqiptim i dënimit me vdekje”.

Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarresti të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.  Më 25 korrik, iu caktua masa e paraburgimit.
Ai dyshohet nga autoritetet serbe se para 20 viteve, si pjesëtar i UÇK-së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Alsat


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *