Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Nikollarë në Bashkinë Maliq ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i një fadrome.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se fadroma ka dalë nga rrugë dhe për pasojë ka sjellë plagosjen e 51-vjeçarit i cili drejtonte mjetin.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.08.2019, në fshatin Nikollarë, Moglicë, shtetasi U.M, rreth 51 vjeç, banues në Sovjan, duke drejtuar një mjet tip fadromë, dyshohet se ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i mjetit, i cili pas ndihmës mjekësore në Spitalin e Korçës u dërgua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.