Vendosni fjalën kyçe....

Incident me fustanin, moderatorja detyrohet të sqarojë publikun: S’janë thithkat e mia


Prezantuesja dhe reporterja e sportit në Zelandën e Re, Toni Street, pësoi një incident gjatë një transmetimi live me veshjen e saj.

Shikuesit vunë re një gjë të çuditshme në gjoksin e saj. Dukej sikur prezantuesja kishte thithka gjigande.

Pasi mori qindra komente në internet, Street shpjegoi se çfarë kishte ndodhur. Fustani i saj ngjyrë rozë, dukej shumë mire kur rrinte në këmbë, por kur ulej varej në dy pjesë të gjoksit duke krijuar idenë e dy thithkave të mëdha.

“Unë jam shumë e vetëdijshme se si dukej online”, tha prezantuesja, citon RT. “Unë e vesha fustanin me stilisten time të dashur dhe në këmbë dukej fantastik.”

“Por kur u ula, kishte dy shigjeta nën zonën e gjoksit që përfunduan të dukeshin si thithka të mëdha e të vjetra. Duket sikur kisha gjinj gjigandë, me këto thithka gjigande dhe ndjehem sikur më duhet të sqaroj se ato nuk ishin thithkat e mia!”, sqaroi moderatorja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *