Vendosni fjalën kyçe....

Irani i gatshëm për bisedime nëse SHBA heq sanksionet


Presidenti iranian, Hassan Rohani konfirmoi sot se vendi i tij ishte i gatshëm të negocionte me SHBA-në, nëse kjo e fundit do të hiqte sanksionet kundër Teheranit.

“Republika Islamike e Iranit mbështet negociatat dhe nëse SHBA-ja dëshiron vërtet të diskutojë, fillimisht duhet të heqë të gjitha sanksionet”, deklaroi Hassan Rohani.

Presidenti iranian konfirmoi se Teherani ishte i gatshëm të diskutonte edhe nëse SHBA është ose jo palë në marrëveshjen për programin bërthamor iranian të vitit 2015, nga e cila SHBA u tërhoq në maj 2018 dhe para rivendosjes së sanksioneve ekonomike kundër Iranit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *