Vendosni fjalën kyçe....

Kënga e Metallica-ve e shpëton nga puma, gruaja kanadeze merr surprizën e dytë nga lideri i grupit legjendar (FOTO/ VIDEO)


Një grua kanadeze i shpëtoi sulmit nga një puma, përmes një gënge të grupit legjendar “Metallica”. Dee Gallant u ndesh me macen e egër gjatë një shëtitjeje në mbrëmje në ishullin e Vancouver-it me qenin e saj Murphy.

 Ndoshta në mënyrë jo të mençur, ajo fillimisht vendosi ta filmonte kafshën ndërsa i afrohej, përpara se të vlerësonte rrezikun me të cilën u përball.

45 vjeçarja më pas ka rrëfyer për takimin me puman e uritur, në rrjetet sociale.

“Një moment pata një ndjesi të çuditshme. Pashë në të djathtën time dhe kuptova menjëherë se një kafshë grabitqare më kishte ndjekur dhe qe afruar aq afër, sa mund të më kafshonte.

Tentova ta largoja duke ulëritur, por puma vazhdonte të më vështronte. E filmova për pak, derisa mendova të provoja një tjetër strategji: hapa  iTunes-in tim dhe gjeta këngën e ‘Metallica’-ve. Sapo nisi kënga, puma u largua nëpër pyll”, tha Dee Gallant.

Postimi i saj bëri shumë zhurmë dhe lajmi shkoi edhe te James Hetfield. Lideri i Metallica-ve, e mësoi lajmin ditën e datëlindjes së tij të 56-të.

Ai deklaroi se ishte “i lumtur që gruaja arriti të shpëtonte”.

Gruaja tha se një përfaqësues i grupit i erdhi asaj për t’i kërkuar numrat e kontaktit në mëngjesin e 2 gushtit, shkruan wrif.com. Atë pasdite, telefoni i saj ra dhe ishte vetë Hetfield.

“Ai tha se pa në një postim që ‘donit të dinim se ju shpëtuam jetën tuaj, kështu që unë po ju telefonoj t’ju bëj të ditur se jemi të lumtur që shpëtuam jetën tuaj”, kujtoi Gallant telefonatën me idhullin e saj.

Ajo kërkoi ta vërtetonte se kishte folur vërtet me Hetfield, kështu që ai i dërgoi një foto selfie.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *