Vendosni fjalën kyçe....

Një person i maskuar grabit me armë agjencinë e kredisë në Tiranë, rrëmben paratë e ia fut vrapit


Një person i maskuar dhe i armatosur me armë zjarri ka grabitur një zyrë kredidhënieje.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, ndërsa autori i dyshuar pasi ka marrë një shumë parash është larguar me vrap.

Në ndjekje të tij është vënë policia që po punon për kapjen e tij.

Informacion paraparak

Në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri në dukje “pistoletë”, ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *