Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria nis verifikimet për Valdrin Pjetrin


Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Kjo lëvizje vjen dy ditë pas kërkesës zyrtare të Partisë Demokratike. Selia blu bëri një kërkesë zyrtare për verifikimin e figurës së Pjetrit, duke pretenduar se ai ka qenë i arrestuar në Itali.

Sipas PD-së, Pjetri nuk mund të kandidonte për kryebashkiak pasi ka qenë i ndaluar në Itali e i dëbuar nga vendi fqinj.

‘Në vitin 2001-2002, Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence, Itali) dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Valdrin Pjetri nga periudha 2002 – 23.03.2010 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë’, thuhej në kërkesën e PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *