Vendosni fjalën kyçe....

Roney le kampionatin amerikan dhe firmos si trajner-lojtar i ekipit të kategorisë së dytë angleze


Ish-kapiteni i kombëtares së Anglisë, Uejn Roney, 33-vjeç, do të lërë DC Junajtidin e Uashingtonit në kampionatin amerikan të futbollit (MLS), pasi ka gjetur marrëveshjen për të qenë lojtar-trajner i Derbi Kauntit, që merr pjesë në Championship, liga e dytë e futbollit anglez.

Lajmin e kanë konfirmuar të dyja klubet.

“Pasi ka mbyllur sezonin MLS2019, Uejn Runi do të lërë klubin për të vazhduar karrierën në Angli dhe për të qenë më pranë familjes”, ka deklaruar DC Junajtid, me të cilin lojtari kishte një kontratë deri në vitin 2021.

Te Derbi Kaunti e pret një kontratë 18 mujore me opsion dhe për një vit tjetër, ndërsa anglezët shpresojnë që me Runin të kenë të njëjtën ecuri si me Frenk Lampard, që u emërua trajner i Çelsit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *