Vendosni fjalën kyçe....

Sherr masiv mes shqiptarëve dhe rumunëve në burgun italian


Të burgosur shqiptarë dhe rumunë janë përleshur me njëri-tjetrin në burgun e Viterbos në Itali ditën e diel.

Nga 3 sherret e ndodhura në 3 pjesë të ndryshme të burgut janë plagosur 4 të burgosur dhe 1 gardian.

Zyrtarët e burgut rapotojnë se situata është përkeqësuar dhe po bëhet gjithmonë e pamundur për të mbajtur rendin.

E diela tregon qartë se në çfarë gjendje po katandiset institucioni. Kurrë si tani nuk ka qenë situata emergjente. Po bëhet ferr, veçanërisht për ata që punojnë aty.

Kam përsëritur për ca kohë që administrata na ka braktisur dhe kjo është prova. Ishte vetëm rastësi që vetëm njëri prej nesh përfundoi në dhomën e urgjencës. Luftimet ishin në tre zona dhe gjithçka mund të ndodhte. Ne fillojmë të kemi frikë”bëri me dije për mediat italiani njëri prej punonjësve të burgut të Viterbos


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *