Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptari rrëmben dhe përdhunon ish-partneren italiane për 3 ditë rresht


Ditë tmerri dhe frike ka kaluar një 28-vjeçare italiane, nëna e dy fëmijëve e cila ishte rrëmbyer nga një shqiptar.

“La Repubblica” shkruan se një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi rrëmbeu dhe përdhunoi për 3 ditë ish-të dashurën e tij italiane.

Shqiptari e ka mbajtur ish-partneren të izoluar në një apartament në Foligno, duke e abuzuar seksualisht.

Dhuna vazhdoi nga e mërkura e 31 korrikut deri pasditen e së premtes, pasi, duke përfituar nga një udhëtim në Romë, ku italiania ishte e detyruar të ndiqte burguesin e saj, ajo gjeti forcën për t’u hedhur nga makina.

Duke parë praninë e shumë personave, gruaja ka përfituar nga situata dhe ndërsa makina ishte në lëvizje, ajo ka hapur derën e makinës dhe është hedhur në rrugë duke bërtitur për ndihmë.

Shqiptari e ndaloi automjetin dhe u përpoq përsëri ta rikthente në makinë ish partneren, duke ushtruar dhunë.

Por, ndërhyrja e njerëzve dhe disa rojeve të sigurisë së qendrës tregtare bënë të mundur që gruaja të shpëtonte.

Fillimisht shqiptari u largua, por falë kamerave të instaluara në qendrën tregtare, autoritet italiane arritën të gjurmojnë dhe identifikojnë shqiptarin, duke e ndaluar dhe arrestuar në Foligno.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *