‘Telenovela Pogba’ është futur në fazën përfundimtare të saj me Juventusin e Realin e Madridit që kanë mbetur në garë.
Madrilenët i kanë ofruar Mançesterit kolumbianin James Rodriguez dhe 30 milionë euro, që për klubin anglez duken shumë pak duke qenë se kërkon jo më pak se 150 milionë euro për 26-vjeçarin.
Ndërsa Juventusi ka ofruar 25-vjeçarin Dybala, 33-vjeçarin Mandzukiç e 32-vjeçarin Matuidi për të marrë shërbimet e Pogbasë.
Megjithatë deri tani është Reali i Madridit më pranë shërbimeve të kampionit të botës pasi vetë francezi ka shprehur dëshirën të stërvitet e të punojë me patriotin e tij, Zidane.
Deri tani madrilenët kanë bërë jo pak goditje në merkato me Hazard, Joviç, Militao, Mendy e Rodrygo.