Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e adoleshentit shqiptar, deputetja italiane kritika mediave: Meritonte të njëjtën vëmendje


Aksidenti i rëndë që i mori jetën një adoleshenti shqiptar, e ka prekur shumë deputeten italiane Michela Rostan.

Sipas ligjvënëses italiane, mediat nuk i kanë dhënë vëmendjen e duhur ngjarjes së rëndë për shkak se viktima ishte shtetas shqiptar.

Rostan shkruan se nuk ka rëndësi nëse viktima është italian apo shtetas i huaj, ata meritojnë të njëjtën vëmendje. Po ashtu edhe shkaktarët të çfarëdo lloj shtetësie duhet të ndëshkohen për atë që kanë bërë.

 “Në Ischia, një 16-vjeçar u përplas nga një makinë dhe humbi jetën. Një tragjedi, shumë prej të cilave ndodhin në rrugët tona, por që u trajtua në mënyrë sipërfaqësore nga gazetat lokale. Kur lexojmë artikullin, zbulojmë dy gjëra. Djali ishte shqiptar dhe kishte shkuar për pushime tek motra e tij. Autorja është italiane dhe 7 vite më parë kishte përplasur për vdekje një polic. Unë besoj që viktimat, italianë apo të huaj, meritojnë të njëjtën vëmendje, atë ndjenjë njerëzore për ata që humbasin jetën në rrethana dramatike. Në të njëjtën kohë, shkaktarët, italianë apo të huaj, duhet të gjykohen dhe të ndëshkohen për gjërat që kanë bërë. E gjithë pjesa tjetër është retorikë skandaloze raciste, intolerancë e pastër“, shkruan deputetja Rostan.

Xhemal Velsami, 16-vjeç, u përpas për vdekje të shtunën nga një makinë tip Peugeot teksa po kalonte në anën tjetër të rrugës.

Drejtuesja e makinës, ishte një shtetase italiane e cila në vitin 2012 i kishte marrë jetën një polici gjatë një tjetër aksidenti rrugor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *