Një shqiptar po konsiderohet hero në Suedi pasi ka shpëtuar nga flakët fqinjin e tij. Sikurse shkruajnë mediat suedeze, zjarri shpërtheu në një bllok banesash në Alby të dielën në mbrëmje.
Shqiptari Kelman Qibini së bashku me disa fqinjë të tjerë janë i kanë ardhur në ndihmë të rrezikuarve. Ata kanë shpëtuar nga flakët dhe një burrë, i cili kishte mbetur i bllokuar në shtëpi.
“Ka qenë e vështirë të flemë sonte. Jam akoma i mërzitur nga ajo që ndodhi”, thotë Kelman Qibini, një shqiptar nga Tepelena.
Kelman dhe gruaja e tij Matilda kanë jetuar vetëm në zonë për tre muaj dhe kur janë ulur në kopsht për të pirë kafe panë se si filloi të lëshonte tym nga një shtëpi.
“Dera ishte e mbyllur”
Ata nxituan atje por dera ishte e mbyllur. Më shumë fqinjë u futën brenda dhe shkatërruan një dritare kuzhine. Pastaj shpërthyen flakët.
“E dëgjova të bërtasë për ndihmë”, thotë Kelman.
“Fqinjët ndihmuan në shuarjen e flakëve”
Megjithë rrezikun dhe frikën e gruas se ai do të plagosej, Kelmani hyri në shtëpinë e djegur duke thyer një xham anësor në derë.
“Unë ndoshta kam bërë atë që shumica e njerëzve do të kishin bërë”, thotë ai.
“Burri ishte nën tavolinë”
Pas Kelmanit, edhe disa fqinj të tjerë hynë për ta nxjerrë burrin nga flakët. Burri ishte futur nën tryezë dhe ishte e vështirë për ta nxjerrë atë jashtë sepse kishte edhe shumë sende të tjera në shtëpi.
Përpjekjet e fqinjëve morën lavdërime edhe nga brigada e zjarrfikësve.
“Të gjithë janë dëmtuar nga tymi, por unë mendoj se ata bënë gjënë e duhur”, thotë Gunnar Hansson, i cili është menaxheri operacional i brigadës së zjarrit Södertörn.
“Ne ishim shumë”
“Unë ndoshta kam bërë atë që shumica e njerëzve do të kishin bërë në këtë situatë. Dhe ne ishim shumë fqinjë që i ndihmuam”, thotë Kelman.
Burri që jetonte në shtëpi pësoi djegie të rënda, por edhe shtatë nga tetë fqinjët që nxituan ta ndihmojnë për ta nxjerrë nga banesa u është dashur të shkojnë në spital për shkak të thithjes së tymit.
VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Mitti.se/ Përshtati në shqip Hashtag.al