Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja me armë zjarri në Selenicë të Vlorës, e ndodhur mbrëmjen e sotme.
News 24 raporton se viktimë ka mbetur 47-vjeçari Nikola Ikonomi, i cili nga bashkëfshatarët e tij njihej dhe me emrin Laver Tozaj, por që i kishte ndërruar emër e mbiemër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës, ndërsa 47-vjeçari është ekzekutuar me tre plumba në pragun e shtëpisë së tij.
Policia ka blinduar zonën dhe ka nisur hetimet për të siguruar sa më shumë prova, që do të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi.