Një 43-vjeçar në Mirditë është arrestuar pas akuzave për dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij të moshuar.
Në momentin e ndalimit nga policia, 43-vjeçarit me inicialet A.N iu gjetën armë dhe municione.
“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N.( T.), 43 vjeç, banues në fshatin Fang, Mirditë.
Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78 – vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 1 armë zjarri “pistoletë” me krehër me 5 fishekë
– 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë
– 15 fishekë luftarakë model 56
Materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.”, thuhet në njoftim.
Policia ka publikuar pamjet e shoqërimit të 43-vjeçarit në komisariatin e Mirditës.