Vendosni fjalën kyçe....

Doli për vrap, zhduket pa gjurmë 34-vjeçarja britanike në ishullin grek


 

Një operacion i madh kërkimi po zhvillohet në një ishull grek për një grua britanike, e cila kishte dalë për vrapim dhe nuk arriti të kthehej në hotelin ku po qëndronte me partnerin e saj.

“The Guardian” shkruan se policia, zjarrfikëset, oficerët e rojes bregdetare, vullnetarët dhe të paktën një helikopter janë përfshirë në kërkimin për Natalie Christopher, 34 vjeç, e cila është astrofizikologe e edukuar në shkollën e Oksfordit.

Natalie Christopher kishte dalë për vrap të hënën në ishullin Ikaria dhe nuk është parë që prej asaj dite.

Zhdukja e Christopher u raportua nga partneri i saj 38-vjeçar, me të cilin ishte me pushime.

Ai ishte zgjuar të hënën në mëngjes dhe kishte parë se ajo i kishte lënë një shënim, ku i thoshte se kishte dalë jashtë për vrap. Por ajo nuk u kthye më.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme në Londër i tha “Telegrafit”: “Ne po ndihmojmë familjen e një gruaje britanike të raportuar si të humbur në Ikaria dhe jemi në kontakt me autoritetet greke që po kryejnë kontrollimin e saj.”

Çifti jeton në Qipro. Ata ishin duke qëndruar në zonën Kerame të ishullit dhe kishin planifikuar të ktheheshin në shtëpinë e tyre në Qipro të hënën.

Zhdukja e Natalie Christopher vjen gati një muaj pas dhunimit dhe vrasjes së një shkencëtareje amerikane që doli për vrap në Kretë (Lexo këtu).

Trupi i Suzanne Eaton u gjet brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore një javë pasi ajo humbi (Lexo këtu).

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *