Një 57-vjeçar është ndaluar në Korçë pasi dyshohet për kultivim narkotikësh dhe armë mbajte pa leje. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhëndri i tij.
Në pranga u vu nga policia shtetasi K.H., 57 vjeç, banues në fshatin Denas dhe u shpall në kërkim dhëndrit të tij shtetasit E.I., 30 vjeç, banues në fshatin Lekas, Korçë.
Dy shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të kenë kultivuar në zonën midis fshatrave Denas dhe Punmirë, bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u gjetën dhe asgjësuan në vend me zjarr nga ana e Policisë, ku një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu në vijim të këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasit K.H. dhe dhëndrrit të tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
4 armë gjahu me municion dhe municione luftarake pa lejen e organeve përkatëse, si dhe mjete të cilat përdoreshin nga këta shtetas për prerjen e bimëve narkotike.