Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vdekur në qeli trafikanti i drogës që u maskua si e bija


Autoritetet e burgut në Brazil e kanë gjetur pa jetë në qelinë e tij, trafikantin e drogës Clauvino da Silva, tre ditë pas tentativës së tij për t’u arratisur.

Sipas zyrtarëve të burgut, dukej sikur Silva kishte varur veten, shkruan “BBC“.

Të shtunën rojet e burgut e kapën Da Silva-n gjatë tentativës për t’u arratisur, ku ishte maskuar si e bija e tij 19-vjeçare. (Lexo këtu).

Një video e publikuar nga policia braziliane, e tregonte Da Silva-n duke hequr maskimin. Ai kishte vënë një maskë silikoni dhe një paruke për t’u dukur si e bija që i kishte shkuar për vizitë, madje kishte veshur dhe rrobat e saj.

Tentativa e tij e dështuar për arratisje, bëri bujë të madhe jo vetëm në mediat kombëtare por edhe ato ndërkombëtare.

I njohur si “Baixinho” ose “Shkurtabiqi”, Da Silva ishte ndër anëtarët e vjetër të bandës së trafikut të drogës të Komandës së Kuqe. Kjo nuk ishte hera e parë që ai kishte provuar një arratisje. Në vitin 2013, ai ishte një nga rreth 30 të burgosurit që u largua nga burgu i Vicente Piragibe në Rio, përmes sistemit të kanalizimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *