Një i ri ka humbur jetën në plazhin e Zvërnecit në Vlorë pasditen e sotme.
I riu dyshohet se u gjet i mbytur rreth orës 16:56. Ai ishte nga fshati Peshtan i Fierit.
Informacion paraprak
Rreth orës 16:56, në plazhin e Zvërnecit, dyshohet se është mbytur në det 29-vjeçari R.D., nga fshati Peshtan i Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.