Senatori demokrat i Vermontit, Bernie Sanders, ka premtuar të mos përmbajë asnjë informacion që mund të mësojë për UFO-t nëse bëhet president, duke sqaruar se bashkëshortja e tij kërkon që ai të jetë i disponueshëm për popullin amerikan.
Duke u shfaqur në jë emision jashtëzakonisht të popullarizuar të titulluar ‘Joe Rogan Experience’ të martën, kandidati për president preku një mori çështjesh të ngutshme vendase dhe të huaja me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara.
Por çaste para se të mbaronte emisioni, drejtuesi Joe Rogan bëri një pyetje përfundimtare. “Nëse hyni në zyrë dhe zbuloni diçka në lidhje me UFO-t, do na njoftoni?”, pyeti Rogan.
“Gruaja ime do të kërkonte që unë t’ju tregoja,” u përgjigj Sanders.
Ai tha se bashkëshortja e tij nuk është një e çmendur pas UFO-ve. Sanders pastaj i premtoi Rogan se nëse mëson për ndonjë UFO si president, do të kthehet në emisionin e tij për të bërë njoftimin.