Vendosni fjalën kyçe....

Ligji i ri anti-duhan hyn në fuqi më 15 gusht, gjoba deri në disa milionë lekë e pezullim aktiviteti


Ligji i ri kundër duhanit hyn në fuqi më 15 gusht. Në këtë ligj ka disa risi pasi në mjediset e mbyllura do ndalohen përdorimi i cigares elektronike e nargjilesë, njësoj siç ndalohet përdorimi i cigareve tradicionale. Masat ndëshkuese për ata që shkelin ligjin janë rritur.

Gjoba për ata që shkelin ligjin për sa i përktej pirjes së duhanit në mjedise të brendshme është 3 milionë lekë ndërsa nëse kapen duke e ërsëritur shkeljen brenda 3 muajsh, gjoba dyfishohet në 6 milionë lekë.

Nëse subjekti i tatueshëm i penalizuar për herë të dytë gjendet përsëri në shkelje brenda një afati kohor 1-vjeçar, atëherë ndaj tij vendoset gjobë në vlerën e 300 mijë lekëve dhe pezullim të aktivitetit deri në shlyerjen e masave të gjobës.

Ligji i ri ndalon promocionin e fshehur nëpërmjet ngjyrave të logos së produkteve të duhanit. Ndërsa, nga ana tjetër, parashikon heqjen nga tregu nga qarkullimi të paketimeve të vogla, që kryesisht kanë nga 10 cigare.

Megjithatë, kjo është një masë që do të zbatohet 2 vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *