Vendosni fjalën kyçe....

Man.City zyrtarizon Cancelon nga Juventus


Manchester City ka zyrtarizuar blerjen e tyre më të re.

Bëhet fjalë për portugezin Joao Cancelo që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes.

City ka paguar 26 milionë funte te Juventusi për Cancelon plus ka shitur edhe Danillon në skuadrën italiane.

Portugezi (25) ka nënshkruar marrëveshje gjashtë vjeçare me kampionët e Premier Ligës.

“City janë një klub fantastik, me një menaxher brilant dhe jam i lumtur që jemi këtu”, ka thënë ai pasi është pajtuar me kushtet personale dhe ka kompletuar testet mjekësore.

“Gjithçka për ta me impresionon, nga vendi deri te stili i tyre i lojës”.

“Po shikoj përpara për ta zhvilluar lojën time dhe të fitoj trofe dhe besoj që mundem ta bëj këtë këtu, kështu që tani po shikojmë përpara për sezonin e ri dhe për testimin tim në Premier Ligë”, ka thënë Cancelo.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *