Ndahet nga jeta gruaja e parë afrikano-amerikane që ka fituar një çmim Nobel. Mediat ameriakne shkruajnë se shkrimtarja amerikane Toni Morrison ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar familja e saj përmes një deklarate ku thuhet se Morrison vdiq nga një sëmundje.
Në deklaratën e familjes së saj thuhet se “nëna, gjyshja dhe tezja jashtëzakonisht e përkushtuar, ka ndërruar jetë natën e kaluar (5 gusht) e rrethuar nga familja dhe miqtë”.
“Një shkrimtare që ka vlerësuar fjalën e shkruar, qoftë e saj, e studentëve apo e tjerëve, ajo ka lexuar me dëshirë dhe ka ndjerë shtëpinë më së shumti kur ka shkruar”, thuhet në letër.
Morrison, ishte gati 40 vjeç kur ajo publikoi romanin e saj të parë në 1970, por nuk ishte një sukses brenda natës.
Autorja lindi më 18 shkurt 1931, në Lorain, Ohio. Ajo ishte vajza e George dhe Ella Ramah Wofford, të cilët e nxitën të kishte një dashuri për artet.
Një lexuese e rregullt që fëmijë, Morrison studioi letërsinë latine dhe atë europiane.
Morrison ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi më 1993 duke u bërë gruaja e parë afrikano-amerikane që merr një vlerësim të tillë.
Botimi në 1987 i romanit Beloved, një histori e fuqishme e vendosur në mes të shekullit të 19-të të një skllavi që vret foshnjën vet, çimentoi statusin e saj si një figurë kombëtare. Kur romani nuk arriti të përmirësohej në listën për Çmimin Kombëtar të Librit, 48 shkrimtarë nënshkruan një letër proteste ku akuzonin industrinë e botimit për “mbikëqyrje dhe çmenduri të dëmshme”.
Pesë muaj më vonë, Beloved fitoi çmimin Pulitzer, duke u ndjekur më pas nga një mori çmimesh. Në 1993-in, Morrison do të bëhej gruaja e parë me ngjyrë që fitoi çmimin Nobel në letërsi.
Dikur Morrison pati thënë: “Ne vdesim. Kjo mund të jetë arsyeja e jetës. Mirëpo ne krijojmë gjuhë. Kjo mund të jetë matëse e jetës sonë.”