Vendosni fjalën kyçe....

‘Ndreu, Bushi, Pjetri, Kajmaku, Ndoni, Peçi e ish-deputetët e kapur nga dekriminalizimi’ – Basha i publikon Ramës videon


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka publikuar një video ku thekson se Edi Rama është rrezik dhe kërcënim për jetën dhe sigurinë e çdo familjeje shqiptare.

Në video përmenden emrat e Arben Ndokës, Arben Prengës, Mark Frrokut, Elvis Roshi, Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit e Valdrin Pjetrit, një pjesë e të cilëve janë kapur nga ligji i Dekrimalizimit e një pjesë tjetër janë ende zyrtarë shtetërorë.

Basha shkruan në reagimin e tij se kryebashkiakët e rinj të Partisë Socialiste, Pjetrin Ndreu, Valdrin Pjetri, Artur Roshi, Dionis Imeraj, Valbona Sako, Tërmet Peçi, Klement Ndoni, Rakip Suli e Agim Kajmaku janë të gjithë me precendentë dhe në vend se të ishin para drejtësisë, janë promovuar si kryebashkiakë nga Rama.

‘Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Shikoni pseudobashkiakët e rinj: Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.

Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak, trafikant në Itali dhe e rikandidoi.

Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen.

Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.

Rakip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *