Vendosni fjalën kyçe....

Pas takimit me Borchardt, Voltana Ademi: Asnjë hap pas për Shkodrën


Vetëm një ditë pas takimit me ambasadorin e OSBE Bernd Borchardt, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet e vendosur për të mos e liruar zyrën e saj për socialistin Valdrin Pjetri.

“Asnjë hap pas! Shkodranët janë të vendosur të mbrojnë vlerat për të cilat i’u vunë përballë për 45 vite diktaturës. Shkodranët janë të bindur në rrugën e tyre për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë.Shkodranët e kanë të qartë se rreziku vjen nga banda kriminale që ka uzurpuar parlamentin, qeverinë dhe po kërkon të pushtojë edhe qeverisjen vendore.Asnjë hap pas! Shkodranët janë të vendosur të mbrojnë vlerat për të cilat i’u vunë përballë për 45 vite diktaturës. Shkodranët janë të bindur në rrugën e tyre për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë”, shkruan Ademi në një postim të cilin e shoqëron me foto nga takimi i saj me Borchardt.

Kryebashkiakja shprehet se shkodranët e kanë të qartë se rreziku vjen nga banda kriminale që sipas saj ka uzurpuar parlamentin, qeverinë dhe po kërkon të pushtojë edhe qeverisjen vendore.

 “30 qershori” ishte referendumi popullor që i tregoi klikës në pushtetin e uzurpuar se është pakicë, që i tregoi edhe mbarë botës se shumica e shqiptarëve refuzojnë partinë – shtet, monizmin pas 30 viteve pluralizëm.Shkodra ia dha përgjigjen juntës anti- kushtetuese të Edi Ramës, me një braktisje të pashembullt, nga të majtë e të djathtë. Me gjithë manipulimet dhe terrorin mbi administratën shtetërore”, shkruan Ademi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *