Vendosni fjalën kyçe....

‘Rakip Suli e shefi i komisariatit të Kamzës vodhën bashkinë’ – Mesazhi i Mziut


Xhelal Mziu ka denoncuar futjen me forcë në Bashkinë e Kamzës të Rakip Sulit dhe mbështetësve të tij. Mziu shkruan në faqen e tij në ‘Facebook’ se institucioni është vjedhur forcërisht nga socialistët.

Ai thekson se militantët e PS-së të drejtuar nga Rakip Suli dhe shefi i Komisariatit 5, Sali Skura, kanë thyer xhamat e jashtëm të derës e janë futur me forcë brenda godinës, duke treguar se me çfarë qeverisje lokale do përfaqësohet Kamza.

‘Vidhet forcërisht nga Socialistët, institucioni i Bashkisë Kamëz. Në orën 16.05 minuta Keshilltarët që u betuan se do të japin kontributin e tyre për të miratuar vendime të rëndësishme për qytetaret e Kamzës, të ndihmuar nga militantët e Partisë Socialiste dhe Personalisht nga Shefi i Komisariatit Nr. 5 Sali Skura dhe ndihmësit e Tij thyen xhamat e derës së jashtme dhe duke shpërthyer atë me forcë duke treguar se me çfarë qeverisje lokale do të përfaqësohet qyteti i Kamzës.’ – shkruan Mziu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *