Që nga kriza financiare, vëmendja e ekonomistëve, politikanëve dhe gazetarëve për pabarazinë e të ardhurave mes njerëzve është shtuar.
Mbase asnjë nivel i të ardhurave nuk është cituar më shumë sesa i të ashtuquajturit “1 përqindëshi”, ku bëjnë pjesë më të pasurit mes të pasurve. “Bloomberg” i ka kushtuar një artikull pikërisht këtij grupi, atij “1 përqindëshit” ku të gjithë ne vetëm mund ta ëndërrojmë të bëjmë pjesë.
Nga Meksika në Indi, sipas gazetës ka një ndarje të më të pasurve mes të pasurve. Në artikull tregohet se sa të ardhura kanë ky grup pasanikësh, taksat që paguajnë dhe shpenzimet që bëjnë për luksin dhe komoditetin.
Çfarë bëjnë ata
Standardet e të ardhurave ndryshojnë në të gjithë botën. Ju duhen të ardhurat e kombinuara të njëmbëdhjetë pasanikëve që përfshihen në atë “1 përqindëshin” në Indi dhe një treg në zhvillim, për t’u barazuar me një pasanik të Emirateve të Bashkuara Arabe, që merret me naftën. SHBA pothuajse bën ndryshimin.
Pragu i të ardhurave vjetore për të bërë pjesë në 1 përqindëshin e pasanikëve
Çfarë zotërojnë ata
Në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar, pasanikët e “1 përqindëshit” nuk i mbajnë për vete gjithçka që fitojnë. Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të tyre janë të caktuara për qeverinë. Në shumë vende, niveli më i lartë i taksës mbi të ardhurat aplikohet vetëm për një pjesë të “1 përqindëshit”.
Shkalla e lartë marxhinale e taksave në 2018
Sa shpenzojnë ata
Kostoja e luksit dhe komoditeteve është gjithashtu relative. Për të njëjtën shumë parash që mund të paguani për një rezidencë në Los Anxheles, në Monako mund të gjesh vetëm një apartament modest.
Nga ana tjetër, kostot e kujdesit për fëmijët në këto qytete nuk janë shumë të ndryshme.
Kostot e strehimit, arsimit dhe kujdesit për fëmijët
VINI RE: Ky artikull është pronësi e Bloomberg/ Përshtati në shqip Hashtag.al