Vendosni fjalën kyçe....

SHBA dhe Turqia arrijnë marrëveshjen për menazhimin e zonës së sigurisë në Siri


Turqia dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord të mërkurën të krijojnë një qendër të përbashkët operacioni në Turqi, për të koordinuar dhe menaxhuar një zonë të sigurt në veri-lindje të Sirisë.

Ky vendim pritet të zvogëlojë mundësinë e një ndërhyrje ushtarake turke në atë zonë. Të dyja vendet dhanë pak detaje për marrëveshjen, e cila u arrit pas disa ditë bisedimesh.

Kishte mospajtime disa-mujore, lidhur me atë se deri ku duhet të shtrihet zona e sigurt, dhe kush duhet të komandojë forcat që patrullojnë aty.

Zona e propozuar synon të sigurojë një korridor që shtrihet në më shumë se 400 kilometra përgjatë kufirit verilindor të Sirisë me Turqinë, shumica e të cilit kontrollohet nga milicia kurde, e cila kishte mbështetjen e SHBA-së në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Ankaraja e sheh këtë formacion kurd si terroristë, që paraqesin një kërcënim të madh të sigurisë, dhe ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të ndërpresin lidhjet e saj me të.

Turqia ka dërguar dy herë forca në veriun e Sirisë, në tre vitet e fundit, për të larguar luftëtarët kurdë dhe Shtetin Islamik nga kufiri. Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, tha të dielën, se një sulm i tretë do të ndodhë së shpejti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *