Vendosni fjalën kyçe....

Shkon të takojë vëllanë e dënuar, 29-vjeçari nga Durrësi përfundon vetë në burg


Një 29-vjeçar me iniciale E.B, banues në Durrës, ka përfunduar në pranga pas vizitës në burgun e Rrogozhinës. I riu kishte shkuar për të takuar vëllain, por gjatë vizitës dyshohet se ka tentuar të fusë drogë në ambientet e burgut.

Pas kontrollit, të riut i janë sekuestruar 26 gramë canabis sativa dhe 31 doza heroinë.

“Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rogozhinë, gjatë kontrollit të sendeve që një shtetas kishte sjellë për të vëllanë, i cili vuante dënimin pranë ambjenteve të IEVP Rogozhinë, kanë konstatuar që në rrobat e tij , mbante të fshehur lëndë narkotike.

Është njoftuar menjëherë grupi hetimor dhe specialistët për Narkotikët të cilët në përfundim të hetimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

E. B.,29 vjeç banues në Durrës.

Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Prodhimi dhe shitje të narkotikeve”., thuhet në njoftimin e policies.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *