Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Vlorë, plagoset një person


Të shtëna me armë janë dëgjuar në Vlorë ku një person ka mbetur i plagosur

Është e paqartë ngjarja nga të dhënat paraprake të policisë. I plagosur ka mbetur D.T 50-vjeç.

Njoftimi paraprak:

Në sallën operative të DVP Vlore, urgjenca e spitalit ka njoftuar se një person D.T, rreth 50 vjeç  nga Selenica dyshohet i plagosur apo vetplagosur me armë zjarri pistoletë, (kjo ende e paqarte,) dhe po transportohet me makinë private drejt spitalit.

Urgjenca ka nisur autoambulancen me ekipin mjekesor dhe akoma s’ka mbrritur në spital.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes dhe sa të sqarohen rrethanat e ngjarjes do t’ju njoftoj përsëri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *