Mbrëmjen e sotme mbeti i vrarë nga një atentat në Selenicë shtetasi Laver Tozaj apo i njohur edhe ndryshe me emrin Nikola Ikonomi.
Viktima ishte duke pirë në lokalin e fshatit përpara se të qëllohej ndërkohë që e vëzhgonte nga larg një person i paidentifikuar, shkruan TV Klan.
Më pas autori i dyshuar e ka ndjekur për rreth 100 metra dhe e ka qëlluar me tre plumba duke e lënë të plagosur dhe më pas rrugës për në spital ai ka ndërruar jetë.
Viktima nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi ai ka qenë i dënuar për trafik narkotikësh. Tozaj është arrestuar për transportin e 1146 kg kanabis sativa. Tozaj ishte pjesë e grupit për të cilin organet e drejtësisë e gjetën fajtor.