Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama po vjedh paratë e shqiptarëve, gjoja se po bën rrugë (VIDEO)


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzon përmes një videomesazhi kryeministrin Edi Rama se po vjedh paratë e shqiptarëve duke u shtirur se po ndërton rrugë. Basha theksoi se 1 kilometer rrugë, është 10 here më e shtrenjtë se në Europë e në Botë.

“Në vend të ndërtimit të infrastukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë.

Në vendin më të varfër të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër.

Sepse këto janë projekte për të vjedhur. #Hajduti Psiqik, Rama ik “, shkruan Basha.

Kryedemokrati i referohet autostradës Thumanë – Kashar, pasi një studim fizibiliteti që tashmë ka përfunduar, me financimin e donatorëve, tregoi se kosto e segmentit është 169 milionë euro ose gati 50% më lirë se koncesioni i dhënë për 330 milionë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *