Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet kreu i parlamentit polak, përdorte avionin qeveritar për udhëtime private


Kryetari i parlamentit polak, Marek Kuchcinski, pritet të japë dorëheqjen të premten pas një skandali që shpërtheu mbi përdorimin privat të një avioni qeveritar nga ai dhe familja e tij, raporton ‘AP’.

Afera po kërcënonte të dëmtonte reputacionin e partisë së djathtë në pushtet, ‘Ligj dhe Drejtësi’, përpara zgjedhjeve në tetor.

Kryetari i Kuvendit, Marek Kuchcinski, e bëri njoftimin e tij të enjten duke qëndruar përkrah liderit të partisë, Jaroslaw Kaczynski. Politika polake prej ditësh është trazuar nga një aferë e quajtur ‘Air Kuchcinski’.

Media dhe kundërshtarët politikë zbuluan se kreu i Kuvendit fluturonte shpesh me avionë qeverie nga Varshava në qytetin e tij të lindjes Rzeszow, 280 km në jug.

Kaczynski që nga ajo kohë ka forcuar rregullat në lidhje me përdorimin zyrtar të avionëve qeveritarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *