Vendosni fjalën kyçe....

Meta mesazh opozitës: Bashkëfajtore nëse nuk pranon të hyjë në zgjedhje


Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk i ndalet përpjekjeve për t’i dhënë një zgjidhje krizës politike. Presidenti u kujton palëve se në rast se nuk respektohet data 13 Tetor, pasojat do të jenë të rënda për vendin. Ai kujton rastin e Serbisë me Millosheviçin, duke i përcjellë një mesazh edhe opozitës.

Meta i bën thirrje dhe opozitës që të regjistrohet në zgjedhje, duke e akuzuar për bashkëfajtore në krizën ku ndodhet vendi.

“Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten. Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra.
Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës. Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi.
Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi!
18 tetori po afron! “, shkruan Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *