Vendosni fjalën kyçe....

Pas koncertit në Kosovë, familja kërkon ta shtrojë Miley Cyrus në klinikë psikiatrike?


Në fillim të këtij muaji, Miley Cyrus bëri një super performancë në festivalin e “Sunny Hill” në Prishtinë. Por pak ditë pas performancës në Kosovë, mediat e showbizz-it ameriakan shkruajnë se këngëtarja po sillet çuditshëm dhe familjarët e saj kërkojnë ta shtrojnë në një klinikë të shëndetit mendor.

E gjitha kjo për të përmirësuar gjendjen psikologjike të këngëtares dhe për t’i shpëtuar asaj martesën me Liam Hemsworth. Pasi çifti ka patur shumë debate kohët e fundit.

Një burim tha për NW, “Është e dukshme për të gjithë që ajo ndodhet përsëri në një vend të errët, por si zakonisht, Miley e di vetë dhe nuk do të dëgjojë këshilla.”

“Liam-it po i soset durimi. Edhe familja e saj nuk e kupton pse ajo po vepron kaq çuditshëm. Ata po i thonë asaj që të përballet me demonët e saj dhe të kërkojë trajtim para se të jetë vonë. “

“Gjithçka ka nevojë Miley është të marrë disa javë,” shton burimi pa emër. “Nëse shpëton martesën e saj, ky do të jetë një çmim i vogël për t’u paguar.”

Në koncertin e saj në Kosovë, Miley nuk dukej sikur kishte probleme të tilla. “Gossip Cop” u mundua të vërtetonte nëse këto informacione ishin të vërteta, por pasi kanë folur me përfaqësues të këngëtares, kanë arritur në përfundimin se kjo histori është false. Në mediat e showbizz-it amerikan vihet re një ndarje, ku një pjesë konfirmojnë historinë e një pjesë tjetër e hedhin poshtë atë.

Megjithatë “ku ka zë” nuk është pa gjë thonë. Mbetet për t’u parë nëse do ketë informacione të tjera mbi shtrimin e këngëtares në një klinikë psikiatrike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *