Vendosni fjalën kyçe....

“Rai 3” publikon dokumentarin për Shqipërinë: Mafia ka mbrojtje nga nivelet më të larta qeverisëse


“Rai 3” ka transmetuar mbrëmjen e shkuar, pjesën e tretë të dokumentarit italian “Narcotica”, , ku flitet për trafikun e drogës në Shqipëri.

Prokurori i antimafias Nicola Gratteri tregon për “Rai3” se një e treta e vendit tonë është e mbjellë me kanabis.

 ‘Me kanabisin, shqiptarët sjellin në Itali edhe kokainën. Drogën e fortë shqiptarët shkojnë dhe e marrin vetë në Amerikën Latine’, tregon prokurori i antimafias, duke folur për dokumentarin ‘Narcotica’.

“Rai 3” ka shkuar në Shqipëri, në zemrën e shpërndarjes së trafikut të drogës në vend.

Valerio Cataldi dhe Raffaella Pusceddu, e kanë nisur rrugëtimin e tyre Lazarati.

Një zonjë tregon dhunën e ushtruar nga policia në operacionin e famshëm të vitit 2014, ndaj anëtarëve të familjes së saj e në veçanti ndaj djalit adoleshent.

Mes lotësh, nëna tregon si e mbuloi me trup të birin e shtirë përtokë, në mënyrë që policia mos ta dhunonte më. Sipas saj, policia atë vit nuk i dha fund trafikur të drogës, por vetëm sa goditi familjet në këtë fshat.

 “Lazarati është një fshat i vogël në zemër të Shqipërisë, i konsideruar për një kohë të gjatë qendra e kultivimit të marijuanës, teatër i operacioneve të ndryshme të policisë dhe të përplasjeve me armë”, thuhet në reportazh.

 Shqipëria konsiderohet si një nga vendet kryesore për prodhimin e marijuanës, por mbi të gjitha “tokë e një nga mafieve më të egra dhe më të rrezikshme të botës që lufton me Ndraghetan për kontrollin e rrjedhës së kokainës nga Amerika e Jugut dhe kontrollon opiumin dhe heroinën që nga Afganistani kalojnë nëpër Ballkan.”

Dy prokurorët janë të mendimit se grupet kriminale shqiptare janë forcuar tej mase, për shkak edhe të mbështetjes që kanë nga strukturat shtetërore.

‘Në Shqipëri ata janë të paprekshëm. Bëhen të pasur, bëjnë krime. Mafia në Shqipëri ka mbështettje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë nga ata më të ulëta e deri më të larta’, është shprehur Gratteri për ‘Narcotica’.

Ai vazhdoi duke thënë: ” Ne (italianët) nuk duhet që të shqetësohemi vetëm për mafian tonë, por duhet të shqetësohemi shumë edhe për shqiptarët. Ata janë bërë të frikshëm”.

Sipas tij, shqiptarët sjellin bashkë me kanabisin edhe kokainën në Itali, madje “Drogën e fortë shqiptarët shkojnë dhe e marrin vetë në Amerikën Latine”.

Prokurori tjetër italian që ndodhet në Shqipëri, Francesco Mandoi, ka treguar se si një hetim i nisur nga drejtësia italiane ka bërë të mundur bllokimin e një sasi prej 14 mijë kilogramë kokainë që ishte bërë gati në Venezuelë dhe do të sillej në bazën e Porto Palermos në Shqipëri, me nëndetëse.

‘Me hetimin tonë ne bëmë të mundur që të shkatërronim një organizatë që kishte bërë një plan të detajuar që të vinte në funksion bazën e nëndetëseve në Porto Palermo për të sjellë kokainën në Shqipëri me nëndetëse, duke e marrë në Amerikën Latine’, ka treguar ai.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *