Vendosni fjalën kyçe....

Salvini kërkon zgjedhje të reja: Qeveria nuk gëzon mbështetje nga shumica


Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini nga partia Lega Nord është shprehur se qeveria nuk ka më mazhorancën për të mbështetur atë duke kërkuar zgjedhje të reja.

Salvini i kërkoi kryeministrit Giuseppe Conte se është e nevojshme formalizimi i krizës në parlament.

Conte u takua me Presidentin Sergio Mattarella pas spekulimeve në rritje se koalicioni qeverisës mund të copëtohet.

Mes Salvinit dhe kreut të Lëvizjes 5 Yje Luigi Di Maio, me të cilin ndan qeverinë, ka pasur përplasje të vazhdueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *