Vendosni fjalën kyçe....

Vrasësi e ndoqi 47-vjeçarin për 100 metra, si ndodhi ekzekutimi në Vlorë


Para se të ekzekutohej, 47-vjeçari Nikola Ikonomi ka qenë duke pirë në lokalin e fshatit para se të ekzekutohej. Kështu shkruan “TV Klan” për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Selenicë të Vlorës.

Ndërkohë që Ikonomi pinte, një person i paidentifikuar e vëzhgonte në distancë.

Pasi Ikonomi, i njohur ndryshe edhe si Laver Tozaj, ishte larguar nga lokali personi që e vëzhgonte e ka ndjekur nga pas.

Pas rreth 100 metrash ai e ka qëlluar 47-vjeçarin me disa plumba pistolete, fare pranë banesës së tij. Autori ka përfituar nga errësira dhe është larguar në drejtim të paditur.

Më pas, bashkëfshatarët e kanë gjetur Ikonomin të shtrirë në rrugë e të mbuluar nga gjaku. Ata e kanë dërguar me një makinë private drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, por 47-vjeçari fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Hetuesit paraprakisht dyshojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur për arsye të pazareve dhe trafiqeve të drogës.

Viktima është i njohur për drejtësinë, pasi ai ka qenë i dënuar për trafik narkotikësh. Tozaj është arrestuar për transportin e 1146 kg kanabis sativa në vitin 2005 me tre persona të tjerë. Ata donin ta çonin drogën me skaf drejt Greqisë. Ai është hetuar prej 6 vitesh e 6 muaj nga Gjykata e Vlorës. Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 6 vite e 8 muaj burg por ka kryer rreth 5 vite dënim.

Dyshohet se kjo është arsyeja pse ai ka ndërruar dhe emrin e mbiemrin.

Mbrëmjen e shkuar, policia blindoi zonën dhe nisi hetimet për të siguruar sa më shumë prova, që do të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi.

Mirëpo sipas ish-kryeministrit Sali Berisha nuk ka bërë mjaftueshëm. Berisha reagoi për ngjarjen e rëndë duke thënë se siguria e shqiptarëve ka mbetur në dorë të krimit, ndërsa akuzoi ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu se janë të zënë me tenderin për uniformat e policisë./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *