Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Vlorë, Berisha: Siguria në dorë të krimit, Lleshaj e Veliu merren me tenderin 30 milionë euro


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Selenicë të Vlorës, ku një 47-vjeçar u ekzekutua me tre plumba në pragun e shtëpisë së tij.

Berisha shkruan se siguria ka rënë në dorë të krimit dhe se situata në vend është e pasigurt. Ish-kryeministri sulmon Policinë e Shtetit, duke thënë se Ardi Veliu dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, janë të zënë me tenderin 30 milionë euro të uniformës së policisë.

 “Siguria ne dore te krimit!
Ne Vlore vrasja e radhes. Ekzekutohet ne Selenice me plumb ne koke 47 vjecari L.T. Ekzekutori e hedh nga makina ne rruge dhe sipas rregullit largohet ne drejtim te paditur. Narkopolicia si zakonisht nuk merret me vrasjet dhe vrasesit. Gjeneral Hashashi dhe narkodrejtor Ardi Balili po merren me tenderin e 30 milione euro per te veshur narkopolicine sa me mire dhe sa me lire.
Shpreh ngushllime familjes dhe denoj me ashpersine me te madhe situaten e pasigurise ekstreme ne vend.”, shkruan Berisha.

Mbrëmjen e djeshme, 47-vjeçari Nikola Ikonomi u gjet shumë pranë banesës së tij i plagosur me 3 plumba. Ai u transportua për në spital por gjatë rrugës ndërroi jetë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *