Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi para gazetarëve se Rama po mundohet të përçajë opozitën, ndërsa e siguroi se nuk do ia dalë.
Basha mbajti qëndrimin se opozita është e bashkuar dhe se kërkon zgjedhje të parakohëshme.
“Ky vendim është i opozitës së bashkuar. Vendimi politik është ai që është. Të gjithë qëndrojnë para këtij vendimi politik, këto nuk janë qëndrime personale. Këtu janë shtruar disa qëndrime politike. Përballë kemi një hajdut të certifikuar. Ndaj qëndrimi i opozitës së bashkuar është ai dhe gjithçka tjetër është pavlerë në këtë diskutim. Nuk qëndron asgjë në qëndrimet tona politike. Po hidhet pare e madhe këto muajt e verës që do të përçajë opozitën, por nuk do ia dalë. Nuk do na thyejë një grusht mercenarësh politikë”- tha Basha.