Vendosni fjalën kyçe....

Basha: S’ka pazar me Ramën, opozita e bashkuar do garantojë zgjedhje të lira e të ndershme


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të qeverisjes së kryeministrit Rama.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, Basha theksoi se hajdutëria e Ramës vijon duke sjellë si shembull koncesionin e rrugës Milot-Balldren ku sipas Bashës ryshfeti shkon 220 milionë euro e koncesionin e kasave fiskale ku biznesit do i grabiten 170 milionë euro.

‘Hajduti nuk ka shkuar me pushime, hajdutëria vazhdon. Për të vjedhur qindra milionë euro, Edi Rama përdor metodën korruptive të fryrjes së kostove me disa herë dhe marrjes së fitimit mbi koston reale.

Kjo metodë korruptive shpjegon pse koncesionet dhe tenderat për rrugët kushtojnë disa herë më shumë se në Europë dhe janë me cilësi më të dobët. Vetëm tek Milot- Balldre rryshfeti është 220 milionë euro.

Kontrata për faturimin elektronik të bizneseve është rasti më i fundit i kapjes së shtetit. Duke nxjerrë jashtë përdorimit kasat fiskale dhe duke i detyruar të blejnë të reja, biznesit do tli grabiten 170 milionë euro. Tenderi i bërë për të krijuar këtë sistem, që në embrion, ka qenë tërësisht i korruptuar dhe i sajuar më qëllim që të mundësonte vjedhjen e menjëhershme të 10 milionë eurove. Tenderi është vjedhur direkt nga Edi Rama. Në aferën e faturimit online ka një luftë mes interesave të Arben Ahmetajt dhe ndonjë zyrtari të korruptuar të PD në pushtet dhe klanit të Edi Ramës me familjarët e tij dhe mafian kroate, që e ka në paradhomën dhe zyrën e tij.’ – tha Basha.

Më tej ai tha se opozita e bashkuar do nisë menjëherë një hetim penal dhe auditim për të gjitha kontratat e koncesionet të dhëna nga qeveria.

‘PD dhe opozita e bashkuar do të fillojnë menjëherë një hetim penal dhe një auditim financiar të të gjitha kontratave, koncesioneve, të të gjitha lejeve të dhëna nga kjo  bandë. Dua t’u bëj të qartë zyrtarëve të çfarëdo niveli, si dhe klientëve të tyre, që me paratë që po vidhni nuk jeni duke blerë as mirëqenie, as luks, por jeni duke blerë burgun dhe konfiskimin. Brenda javës së parë të shtatorit, prokurorisë shqiptare dhe prokurorisë daneze do t’i depozitohet kallëzimi penal për arkitektin e korruptuar në funksion të grabitjes së Teatrit Kombëtar, Bjerke Ingels. I njëjti standard për kallëzim do të ndiqet ndaj mafiozëve kroatë dhe aferës së Ramës me kasat fiskale dhe arkitektit të dënuar në Itali, Casamonti, për skemën korruptive tek Universiteti i Arteve.’ – shtoi ai.

Në fund kryedemokrati tha xsse 30 qershori ishte braktisje masive për Ramën dhe është detyrë e opozitës së bashkuar që të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme.

‘Rreshtimi i PD përkrah interesit publik me djegien e mandateve vetëdijësoi shqiptarët se nuk jemi të gjithë njësoj, se beteja jonë është më e madhe se beteja për pushtet, është betejë për shqiptarët.

Të gjitha vendimet e opozitës në lidhje me 30 Qershorin kanë qenë në interesin publik për të shmangur gjakderdhjen që kërkonte Edi Rama, në mënyrë që të detyronte Lulzim Bashën të ulej në tavolinë me të. 

Braktisje dhe refuzim si më 30 Qershor për Edi Ramën nuk ka ndodhur në 30 vite. Është detyra jonë të realizojmë objektivin europian, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Mungesa e SPAK-ut është një nga veprat më të mëdha tinzare të Edi Ramës. Kur them se kjo krizë do të mbarojë me standarde dhe parime europiane, e përsëris, do të mbarojë me politikanë me pranga në duar. Ata që kanë vjedhur votat e shqiptarëve, ata që kanë vënë dorë mbi pasuritë e shqiptarëve do të shkojnë të gjithë para drejtësisë, pa përjashtim. Mesazhi qe Edi Rama u jep qytetarëve me precedentin e zaptimit të dhunshëm të pushtetit lokal është se edhe ata mund të përdorin të njëjtin standard, të hyjnë në kryeministri, ministri, drejtori, parlament.  Qëndrimi ynë është i qartë: Ne do të insistojmë në zgjidhje politike të krizës. Kjo do të thotë me zgjedhje të lira e të ndershme, me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, në një ditë me zgjedhjet vendore.’ – mbylli Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *