Vendosni fjalën kyçe....

“S’më ka marrë malli për aktrimin”, Cameron Diaz tregon pse u largua nga Hollivud


Për herë të fundit ajo u shfaq në filmin “Annie” në vitin 2014, dhe më pas u zhduk nga Hollivud.

Tani aktorja Cameron Diaz shpjegon pse. Mediat amerikane shkruajnë se aktorja vendosi të shkëputej pasi ishte lodhur nga fama.

“Unë mora famë kur isha 22 vjeç, i bie 25 vjet më parë – kjo është një kohë e gjatë“, i tha aktorja revistës “InStyle”.

“Mënyra se si e shikoj këtë është se kam dhënë më shumë se gjysmën e jetës sime para publikut. Unë mendoj se është mirë që unë të marr pak kohë për veten time dhe tani të riorganizohem dhe të zgjedh mënyrën se si dua të kthehem në botë. Nëse vendos ta bëj këtë. Nuk më mungon të performoj. ”, tha Diaz.

Aktorja mori famë fillimisht me filmin “The Mask” në vitin 1994 kur luajti përballë Jim Carrey.

Diaz nuk e përjashton plotësisht idenë e një rikthimi, por ajo duket më e interesuar të ndjekë projekte të tjera këto ditë.

“Çfarëdo që të bëj, duhet të jetë diçka për të cilën jam e apasionuar – diçka që thjesht nuk të lodh shumë.”

Diaz gjithashtu po shijon jetën si bashkëshorte. Ajo u martua në vitin 2015 me muzikantin Benji Madden, tani 40 vjeç.

Ata kanë kaluar një jetë të qetë, larg vëmendjes së mediave dhe shumë rrallë shihen në publik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *