Huawei ka nxjerrë sistemin e tij të shumëpërfolur për një kohë të gjatë Hongmeng (OS), i njohur si HarmonyOS. Kompania thotë se mund të kalojë në sistemin e ri në çdo kohë, nëse nuk është në gjendje të përdorë Android.
Gjigandi i teknologjisë kineze zyrtarisht zbuloi platformën e re të premten. Sistemi operativ mund të përdoret në pajisje të ndryshme inteligjente dhe do të përdoret në produkte siç janë televizorët.
Pas hedhjes në treg në Kinë, sistemi operativ mund të bëhet i disponueshëm në tregjet globale, njoftoi Huawei.
Ndërsa kompania tha se aktualisht preferon të përdorë në telefonët e saj sistemin Android-in e Google, ajo nuk përjashtoi përdorimin e ardhshëm të sistemit të vet në smartphonet e prodhuar prej saj.
Gjiganti i teknologjisë gjithashtu theksoi se platforma e re do të jetë zyrtarisht me burim të hapur, që mund të jetë një pjesë e përpjekjeve të firmës për të hedhur poshtë akuzat e spiunimit të SHBA.