Partia qeverisëse në Itali, Lega, tha se do paraqesë një mocion mosbesimi në senatin e Italisë për të rrëzuar qeverinë dhe shpreson që vendi shpejt të përballet me zgjedhje të parakohshme.
“Ata që humbin kohën e dëmtojnë vendin,” thuhet në deklaratën e Legas.
Partia e krahut të djathtë të zv.kryeministrit Matteo Salvinit njoftoi të enjten se koalicioni i saj qeverisës me Lëvizjen 5-Yje anti-establishment ishte shembur.
Parlamenti është mbyllur për pushimin e verës dhe i takon presidentit të senatit të vendosë se kur do ta kalojë atë, tha ‘Reuters’.
Presidenti Sergio Mattarella është autoriteti i vetëm që mund të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme.