Sipas informacioneve të para, 37 persona kanë humbur jetën në një konflikt të armatosur mes barinjve dhe fermerëve në vendin afrikan të Çadit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Çadit, Idriss Debyy, në deklaratë për mediat theksoi se në konfliktin e armatosur mes barinjve dhe bujqve në qytetin lindor Uadai, së paku 37 persona kanë humbur jetën e tyre.
“Jemi dëshmitarë të momenteve të këqija, konfliktet etnike janë bërë çështje shqetësuese nacionale”, tha Debi, duke shtuar se do të fillohet një proces gjithëpërfshirës i dialogut social për t’i dhënë fund konflikteve etnike.